Zhegrova: Dëshira ime është që të vazhdoj me Baselin
Edon Zhegrova ka shprehur dëshirën e tij që të vazhdojë me Baselin.

Klubi zviceran nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes e lojtarit nga Genku për shkak të krizës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Por, ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit shprehet se Baseli ende është i interesuar për shërbimet e tijj.

“Baseli nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes për shkak të krizës financiare. Por, ata ende janë të interesuar për mua dhe duan të më blejnë. Dëshira ime është që të qëndroj në Basel, por situatë nuk është e mirë”, ka thënë 21-vjeçari Zhegrova për “Ina-Online.net”, shkruan "Zeri.info".

Edon Zhegrova është prodhim i futbollit të Kosovës. Në vitin 2011 ai doli në skenë falë klubit FC Prishtina. Zhegrova në atë kohë si 12 vjeçar, ishte zgjedhur në kampin e organizuar në Kosovë të quajtur “Milan Junior Camp”.


“E patëm organizuar një kamp që njihej si ‘Milan Junior Camp’ me Franco Baresin. Trajnerët e klubit më thënë se është një djalosh i talentuar. Unë e propozova, por Zhegorva u vonua në stërvitje dhe nuk kishte veshje sportive dhe ata më thanë se do ta marrim pas gjashtë muajve. Zhegovra fillojë që qajë pasi që donte ta hynte në atë grup. E luta një nga prindërit duke ia marrë fanellën dhe e futa në kamp në mesin e 300 futbollistëve. Në fund trajnerët e Milanit më thanë ruajeni se ai është pasuri kombëtare”, ka deklaruar kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, muaj më parë.

Karriera e Zhegrovës më pas është zhvilluar në Belgjikë ku nga Prishtina u transferua në Standart Liege, Saint Truiden dhe Genk para se të transferohet në Basel. /Zeri.info
Shtuar më 28/05/2020, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori