Zhgënjen Shqipëria (VIDEO)
Shqipëria ka zhgënjyer në ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë duke humbur me rezultatitn 2-0. Ka qënë një paraqitje shumë e dobët e kombëtares sonë e cila I është dashur të përballet me presionin e vendasve që nga minuta e parë e deri në fund të takimit.

Takimi ka nisur I vakët për kombëtaren e Shqipërisë dhe me një presion të vrullshëm të Bjellorusve. Menjëherë që nga minuta e parë shqiptarët vihen në vështirësi nga loja e shpejtë e vendasve me një takim dhe presioni që ata ushtrojnë në të gjithë fushën.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe në minutën e 9 Bjellorusët kanë kaluar në avantazh. Pas një gjuajtje nga 16 metra Beqaj nuk grushton mirë dhe Rodionov përfiton duke e dërguar topin në rrjetë.

Lojtarët shqiptarë shushaten dhe bien pre e presionit vendas duke mos hyrë asnjëherë në lojë në pjesën e parë. Të shumta rastet për vendasit për të dyfishuar rezultatin por pa sukses.

Në pjesën e dytë duket sikur Shqipëria e merr pak veten duke qarkulluar më shumë topin dhe duke u afruar më shumë portës së Bjellorusve, por përveç një rasti të pastër të Salihit, I cili ka gjuajtur keq me kokë I vetëm përballë portierit, nuk I jemi afruar më portës.

Pikërisht kur Shqipëria po rritej nga ana psikologjike në minutën e 77 vjen dhe goli I dytë I Bjelloruesve. Pas një gabimi të Skelës në krahun e majtë të mbrojtjes sonë, lojtari Bjellorus dërgon një kros në zonë ku Krivets I pamarkuar shënon dhe golin e dytë.

Pas kësaj e vetmja gjë që vlen për tu theksuar është dalja me karton të kuq të Dallkut në minutën e 90.

Pas kësaj fitoreje Bjellorusia ngjitet përkohësisht në krye me 8 pikë kurse Shqipëria në vënd të trtë me 5 pikë. (albeu.com)

GOLAT:

name="movie" value="http://video.rutube.ru/bc3bd1b9155ad87ce24a3972ae36ae19">name="wmode" value="window">name="allowFullScreen" value="true">name="flashVars" value="uid=3878515">

Shtuar më 12/10/2010, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori