Zi në familjen e Guardiolas, koronavirusi i merr jetën nënës së trajnerit
Një nga trajnerët më të mirë në botë, Pep Guardiola, ka marrë lajmin më të keq të mundshëm.

Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, është ndarë nga jeta.

82 vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.

Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus.

Skuadra e Manchester City ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për trajnerin e skuadrës, pas këtij lajmi të hidhur.
Shtuar më 06/04/2020, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori