Zidane i bindur për ndeshjen me Juventuin: Do jetë si finalja 4-1
Zinedine Zidane në konferencën për shtyp ka folur edhe për përballjen çerekfinale me Juventusin, e cila do të luhet më 3 prill.

Ai e cilëson një ballafaqim të vështirë si vitin e kaluar, kur Reali triunmfojë me rezultat 4-1 në finalen e Cardiffit.

“E shoh atë si të fortë si vitin e kaluar, konkurrues dhe të vështirë. Mundësitë e kalimit janë përgjysmë. Ne do të luajmë ndeshjen e parë si mysafirë dhe më pas do të shohim”, ka thënë shkurt francezi.

Ai më tutje është ndalur te spekulimet rreth kalimit të mundshëm të Neymarit gjatë verës te skuadra madrilene.

“Gjithkush mund të thotë çfarë të dojë. Çfarë deklarojnë lojtarët për ata dhe çfarë thonë ata rreth transferimeve të tyre, neve nuk na përket t’i komentojmë si trajner”

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe e dimë se nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i yni, ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk duhet të mendojmë për këto gjëra gjatë finalizimit të një sezoni”, pohoi Zidane. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori