Zidane i kthehet Bartomeut: Me keni lodhur, Reali nuk fiton për shkak të VAR!
Zinedine reagon ashpër pas deklaratave të presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu se VAR-i po përdoret vetëmfavorRealit të Madridit. Numri 1 i blaugranave nënvizoi se teknologjia në La Liga përdoret vetëm në episodet kur ekziston mundësia të jepet diçka në favorRealit dhe në asnjë rast tjetër. Gjithsesi përgjigjia e Zidane pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos lidhur me këto deklarata të Bartomeut ka qenë e menjëhershme.

"Jam lodhur duke dëgjuar që ne fitojmë për shkak të arbitrave. Kjo nuk do të ndryshojë, por lojtarët meritojnë respekt. Askush nuk do të na shpërqendrojë nga objektivi ynë", u shpreh Zidane, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Athletic Bilbao.
Shtuar më 06/07/2020, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori