Zvicra vjen me 5 shqiptarë në "Qemal Stafa" (FOTO LAJM)

Valon Behrami
Tekniku i Kombëtares së Zvicrës, Otmar Hitzfeld, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit eleminatore për "Brazil 2014" kundër Shqipërisë dhe Sllovenisë. Mes futbollistëve të ftuar për këto sfida janë edhe pesë lojtarë shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, transmeton Express.

Hitzfeld u ka thënë mediave zvicerane se do të ftonte lojtarët shqiptarë kundër ekipit kuqezi edhe po të ishte Zvicra e kualifikuar në ‘Brazili 2014’.

"Edhe sikur të ishim të kualifikuar unë do të ftoja Xhakën, Behramin ose Shaqirin kundër Shqipërisë", është shprehur ai.

Zvicra do të udhëtojë të mërkurën drejt Tiranës, ku më 11 tetor do të luaj kundër Shqipërisë në stadiumin "Qemal Stafa", ndërsa më 15 tetor Zvicra do të luajë kundër Sllovenisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori