ZYRTARE/ Abazaj befason me ekipin e ri
Kristal Abazaj është lojtari më i ri i Istanbulspor, në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme tek ekipi turk teksa do të jetë shok skuadre me Eduart Rrocën, me këtë të fundit që kaloi aty vetëm pak ditë më parë.

Abazaj u fol për një kalim te skuadra tjetër turke e Ankaraspor, por marrëveshja nuk u mbyll për shkak të merkatos së bllokuar të ekipit turk dhe për këtë arsye vendosi të vazhdojë aventurën te një skuadër tjetër.

Istanbulspor, synon ngjitjen në elitën e futbollit turk për sezonin e ri dhe tashmë në përbërje do të ketë edhe dy lojtarë shqiptarë që shpresojnë të ndihmojnë skuadrën.

Abazaj luajti sezonin e fundit te Kukësi në huazim, por pas përfundimit të kampionatit u rikthye te Anderleht që zotëron kartonin e tij, por as aty nuk qëndroi për shumë gjatë duke vendosur të vazhdojë karrierën te Istanbulsport në Turqi.

View this post on Instagram

New chapter 💪🏻 @istanbulspor

A post shared by Kristal Abazaj 77 (@abazaj10) on

Shtuar më 21/09/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori