ZYRTARE/ Ajeti bëhet me ekip të ri
Pas gati 8 muajsh pa zbritur në fushën e lojës, Arlind Ajeti tashmë është gati për t’u rikthyer. Ashtu siç ishte përfolur, mbrojtësi shqiptar ka firmosur me skuadrën e Velje Boldklub në Danimarkë.

Në klubin e ri futbollisti do të gjejë një tjetër shqiptar, Ylber Ramadanin, që prej disa kohësh luan për ekipin danez. Vejle këtë sezon luan në kategorinë e dytë, ku synon ta përfundojë kampionatin në vendin e parë, pozitë të cilën e mban aktualisht.

Në këtë mënyrë mund të sigurojnë edhe ngjitjen në elitë dhe lojtari kuqezi shihet si një vlerë e shtuar në prapavijë për të përmbushur objektivin e këtij sezoni.
Shtuar më 18/02/2020, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori