Barcelona arrin marrëveshjen me brazilianin
Pëlqej
Pas interesit për Coutinho dhe Dembele, për të cilët nuk ka arritur ende një marrëveshje, klubi ka kompletuar transferimin e brazilian Paulinho, nga Guangzhou Evergrande.

Transferimi i ka kushtuarklubit katalanas 40 milionë euro. Mundo Deportivo raporton se Paulinho do të vjerë në Barcelonë të hënën e ardhshme për të nënshkruar. Lojtar është optimist se do të arrijë të hënën në Barcelonë.

Paulinho, 29, ka kaluar tre sezone në Superligën kineze, ku ai ka treguar një nivel të lartë. Ai më parë ka qenë pjesë e Tottenhamit. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori