ZYRTARE: Champions League do të zhvillohet në korrik dhe gusht
UEFA zhvilloi sot një video-konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku u morën disa vendime të rëndësishme.

Fazat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkaktojë kaos në kalendarin e futbollit.

Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor do të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.

Pavarsisht kësaj situate UEFA është e vendosur që ky sezon të përfundojë, çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.

Kampionatet dhe kompeticionet europianë për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit.
Shtuar më 01/04/2020, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori