ZYRTARE/ Kategoria e Parë rinis javën e parë të qershorit (VIDEO)
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme në selinë e re një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të perdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë. Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.

Ky takim erdhi një ditë pasi Federata e Futbollit dhe presidentët e Kategorisë Superiore ranë dakord që gara e tyre të rifillojë me 3 qershor.
Shtuar më 14/05/2020, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori