Zyrtare: Ronaldo fiton Topin e Artë, dhe barazon Messin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë, të pestin në karrierë, duke u barazuar kështu me argjentinasin, Leo Messin.

France Football për të dytin vit radhazi ka vendosur që Cristiano Roanldo të jetë futbollisti më i mirë në botë, shkruan Albeu.com.

Portugezi kështu mposhti dy rivalët e viteve të fundit Leo Messi dhe Neymar.

Ronaldo tashmë ka fituar Topin e Artë të pestë në karrierë, duke u barazuar me Messin, që ka po aq tituj.

Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon Topin e Artë janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori