Ja super-autobusi i Bayern Munchen (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
Me rastin e 50-vjetorit të lindjes të shoferit të skuadrës Bayern Munchen ka prezantuar autobusin e ri zyrtar të ekipit. Ekipi kampion i Gjermanisë dhe një prej më të suksesshmëve dhe më të pasurve në botë e ka të gjithë luksin ti dhurojë vetes një mjet transporti të këtyre përmasave.

Autobusi i markës së famshme "Man" mund të quhet pa frikë një hotel në lëvizje pasi komoditeti dhe kushtet që ka brenda nuk ndryshojnë nga një suitë.

Motor me 480 kuaj fuqi, trasmision automatik dhe 12 marshe. Ka një kamera sigurie nga jashtë, kuzhinë moderne, televizor satelitor LCD 19 inch, WLAN dhe afishim dixhital si "LUTFTHANSA". Është 13.8 m i gjatë, 2.55 m i gjerë dhe 3.8 m i lartë. Ka 30 sedilje. /albeu.com/


Shtuar më 21/08/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori