"Dyluftim pa doreza", Hulku iranian i bashkohet kampionatit zyrtar (FOTO LAJM)

Hulku Iranian e ka mbajtur premtimin dhe i është bashkuar kampionatit zyrtar të Dyluftimit pa Doreza, "Bare Knuckle Championship".

Saxhad Garibi, i cili e ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave me trupin e tij të stërmadh, është njohur si "Herkuli Persian". Ndeshjen e parë do ta ketë në fillim të vitit tjetër.

"Do të jetë SHBA kundër Iranit, Lufta e Tretë Botërore", tha David Feldman, presidenti i Kampionatit BKFC, teksa njoftonte pranimin e Garibit.
Shtuar më 19/11/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori