Gjyshja 59 vjeçare bën tatuazh në gjoks dedikuar Mourinhos (FOTO LAJM)

Viv Bodycote, tifozja e çmendur e Chelseas duket sikur e adhuron aq shumë Jose Mourinhon saqë e ka bërë atë një tatuazh në gjoksin e saj.

59-vjeçarja është e fiksuar pas “Special One” pasi në shtëpinë e saj ekzistojnë vetëm fotot e arbitrit portugez, shkruan “The Sun”.

“Unë kam fotografinë e tij në shtratin tim. E adhuroj atë. Ai e bën futbollin më interesant dhe e urrej faktin që kritikohet nga të tjerët.

Tatuazhi në gjoks? Unë isha shumë e pakënaqur kur ai u dërgua në tribunë nga gjyqtari Mark Clattenburg në barazimin e muajit të kaluar ndaj Burnleyt dhe pastaj vendosa të bëj një tatuazh për të. Disa njerëz janë duke thënë që ai duhet të largohet, por sipas meje Mourinho është i mahnitshëm”, u shpreh Viv./albeu.com/

Shtuar më 18/11/2016, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori