Lojtari e pëson keq nga gruaja, paguan 31 mijë dollarë për të dalë nga burgu
Lojtari i tenisit Nikoloz Basilashvili është akùzuar për sùlm ndaj ish gruas së tij. 28-vjeçari u akuzua nga partnerja Neka Dorokashvili që thoshte se u sùlmua në sy të djalit të tyre 5-vjeçar. Lojtari i tenisit, i renditur në vend të 27-të në botë ka mohuar të gjitha akùzat duke thënë se e vërteta do të provohet në gjykatë.

Të dielën, ai u lirua me kusht pasi pagoi 31.300 dollarë në gjykatë në kryeqytetin Tbilisi. Nëse do të provohet se është fajtor, mund të përballet me tre vjet bùrg. Seanca gjyqësore paraprake është caktuar për 16 korrik.

“Unë ndiej përkrahjen dhe dashurinë tuaj”, shkroi tenisti për ndjekësit në Facebook, duke shtuar se nuk dëshironte të bënte ndonjë koment tjetër.
Shtuar më 26/05/2020, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori