Michael Copra "kuron" bastet
Sulmuesi i Ipswich Town, Michael Chopra është paraqitur në klinikën e rehabilitimit Sporting Chance për të trajtuar "sëmundjen" e tij ndaj basteve. 27 vjeçari, ish futbollist i Cardiffit, ka kaluar katër javët e fundit në klinikën në Hampshire.

Ai edhe në të kaluarën kishte vuajtur nga problemi i ngjashëm, gjatë kohës që ishte futbollist i Sunderland në vitin 2008. Menaxheri i Ipswichit, Paul Jewell, tha për BBC Radio Suffolk se sulmuesi do të rikthehet kundër Millwallit të shtunën.

Michael ka pasur një varshmëri ndaj basteve për një kohë të konsiderueshme”, tha Jewell. “Ne menduam se ai është duke u përmirësuar, por nuk ishte kështu, andaj me vetëdëshirë është paraqitur në klinikën Sporting Chance pas ndeshjes kundër Brightonit (1 tetor)”, shtoi ai.

Klinika Sporting Chance është krijuar nga ish mbrojtësi i Anglisë dhe i Arsenalit, Tony Adams, për të trajtuar problemet në sjellje, si alkooli, droga dhe varshmëria e basteve te profesionistët, por edhe amatorët që merren me sport. /albez.com/
Shtuar më 29/10/2011, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori