Ndodh në Ekuador, ndeshja përfundon 44-1 (VIDEO)
Një ndeshje e kategorisë së tretë të futbollit në Ekuador, është për rekord “Guinness”.

Në “Ciudad de Pelileo” përpara 300 spektatorëve, ekipi vendas Pelileo Sporting arriti të shënojë 44 gola, ndërsa fatkeqët e Indi Native shënuan golin e nderit. Sulmuesi Medina ishte autor i 18 golave në këtë ndeshje.

Megjithatë, rekordi për golat e shënuar në një ndeshje është vendosur në Madagaskar në vitin 2002, ku një takim përfundoi 149-0, por atëherë 148 realizimet ishin autogola.

Lojtarët ekipit reaguan në shenjë proteste pas një penalltie të dhënë në favor të ekipit kundërshtar, duke realizuar më pas 148 autogola.
Shtuar më 24/05/2016, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori