Ronaldo hyn me semafor të kuq, reagimi i policisë do t’ju çudisë (VIDEO)
Pëlqej
Nëse mendoni se njerëzit e pasur dhe me pushtet favorizohen vetëm në Shqipëri, e keni shumë gabim.

Rasti më i fundit na vjen nga Spanja dhe sheh si protagonist yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Pasi del nga stadiumi në përfundim të ndeshjes me Las Palmas ku ishin dy golat e tij që i dhanë Realit pikën e vetme, Ronaldo del me makinën e tij duke u përshëndetur nga fansat e pranishëm. Ai ishte në shqoërinë e të dashurës së tij.

Kur përballë tij del semafori i kuq, në të cilin kishte ndaluar edhe vet patrulla e policisë, Ronaldo e snobon atë duke e parakaluar dhe si i themi ne, duke i treguar targën, shkruan JOQ.

Asnjë reagim nga policia përballë një personazhi që mesa duket e ka hijen e rëndë edhe jashtë fushe. Kushedi si do reagonim në Shqipëri përpara një skene të tillë.

Ndoshta do përdorninim klishenë e zakonshme se policia “rrjep” të varfërit dhe ka frikë nga të pasurit. Mesa duket kjo është një sindromë nga e cila është prekur e gjithë bota./albeu.com/

Shtuar më 03/03/2017, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori