Shenjat më me fat në korrik, çfarë parashikon astrologia për secilin nga ju (VIDEO)
Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini.

Teksa bëri parashikimin e horoskopit për muajin Korrik, ajo foli dhe për shenjat që janë të predispozuara për të qenë më të favorizuara këtë muaj qoftë në punë, ekonomi apo dashuri.

Virgjëresha

Në fakt do të rezultojë një muaj fantastik pavarësisht se fillon me ngarkesa dhe paqartësi në ide dhe plane deri më 12. Ajo që është e sigurt që do data 5 do të jetë e rëndësishem sepse vendimet që do të marrin përsa i përket pjesës profesionale rreth datës 5 me 8 do të jenë të duhurat, do të japin një stabilitet për pjesën tjetër në vazhdimësi dhe gjithashtu ndoshta do të jenë më të privilegjuarit nga ato çfarë do të marrin me lekun e tyre në këtë periudhë.

Akrepi

Ashtu sikuse edhe Virgjëresha do të quhet një muaj i favorshëm për ta për arsye se iu jep në dorë çështje të rëndësishme që i kanë pritur prej kohësh. Mund të jetë një kontratë, një shkresë apo diçka që kanë dashur ta zgjidhin prej kohësh, pra jep një zgjidhje të cilat i ka lodhur ose e dëshiron.


Binjakët

Përsa i përket pjesës speciale, janë me prurje dhe bashkëpunime të reja. Kanë Venusin në vijë të drejtë me veten dhe kjo do të bëjë që pjesa që duan më shumë të zgjerohet rrjeti i tyre dhe të fillojnë të jetë në habitatin e tyre ashtu sikurse iu shkon. Më lëvizjet konkrete do të fillojnë të ambientiohen deri nga data 12 por kthimi i Mërkurit në të drejtë do t’i kthejë në origjinë.

Gaforrrja

Do të jenë më lunatikët e muajit, sepse kanë ballë për ballë planetin e fatit Platon dhe Saturn, duket sikur iu del natyrshëm pjesa që të tregojnë sesa të aftë që janë, se sa pushtet kanë në dorë. Kjo gjë imponohet nga Marsi që është një mënyrë për të treguar atë që kanë. Dhe hëna e re tek Gaforrja në datën 20 shënon atë pjesën verore për shpirtin dhe që do të rezultojnë me një mbyllje spektakolare për sa i përket mënyrës se si do të ndihen e raportet shpirtërore, emocioanale dhe erotike. Kështu që mërzitjet që do të mund të shkaktojnë deri në datën 12 do të mund t’i korigjojnë nga data 20 deri në fundin e muajit.

Shtuar më 01/07/2020, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori