Kur ka kaluar një vit nga vdekja e
Kobe Bryant, ylli i Lakers dhe NBA-së ndarë nga jeta pas një aksidenti me helikopter, në
ankand është shitur
makina Chevrolet Impala e prodhur në vitin 1963 dhe që përdorej nga basketbollisti.
Kjo makinë e tipit kabriolet, i është bërë dhuratë
Kobe nga bashkëshortja e tij Vanessa
Bryant dhe doli në
ankand nga kompania Goldin Auctions.
Makina Chevrolet ishte ndër të preferuarat e basketbollistit dhe çmimi fillestar në
ankand ishte 100 mijë dollarë.
Por, ashtu sikurse pritej, çmimi u rrit dhe
makina u shit për shumën 220 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një model unik, i prodhuar enkas për
Kobe Bryant, sipas porosisë së bashkëshortes së tij.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 14:47