10 super-ushqime që lehtësojnë stresin
Periudhat e stresit janë të vështira për t’u shmangur, por stresi kronik mund të sjellë një dëm serioz në shëndetin tuaj fizik dhe emocional. Në fakt, mund të rrisë rrezikun për sëmundje të tjera. Nisur nga kjo, bëni pjesë të dietës suaj ushqime të pasura me përbërës që lehtësojnë simptomat e stresit.

Vezëve shpesh u referohen si multivitamina e natyrës për shkak të profilit të tyre ushqyes mbresëlënës. Vezët janë të pasura me vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidantë të nevojshëm për një përgjigje të shëndetshme ndaj stresit. Vezët janë të pasura me kolinë, një lëndë ushqyese që gjendet në sasi të mëdha vetëm në disa ushqime. Kolina luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe mund të mbrojë nga stresi.

Peshqit e yndyrshëm si skumbri, harenga, salmoni dhe sardelet janë tepër të pasura me omega-3 dhe vitaminë D, lëndë ushqyese që ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e humorit.

Hudhra është e pasur me përbërje squfuri që ndihmon në rritjen e niveleve të glutationit. Ky antioksidant është pjesë e linjës së parë të mbrojtjes së trupit kundër stresit. Studimet mbi kafshët sugjerojnë që hudhra ndihmon në luftimin e stresit dhe zvogëlon simptomat e ankthit dhe depresionit.

Farat e lulediellit janë një burim i pasur i vitaminës E. Kjo vitaminë e tretshme në yndyrë vepron si një antioksidant i fuqishëm dhe është thelbësore për shëndetin mendor. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me lëndë të tjera ushqyese që zvogëlojnë stresin, duke përfshirë magnez, mangan, selen, zink, vitamina B dhe bakër.

Perimet si brokoli janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore. Një dietë e pasur me perime mund të ulë rrezikun për kancer, sëmundje të zemrës dhe çrregullime të shëndetit mendor si depresioni. Brokoli përmban magnez, vitaminë C dhe folate, të cilat janë provuar se luftojnë simptomat depresive.

Kamomili është një barishte medicinale që është përdorur që nga kohërat antike si një zvogëlues natyral i stresit. Çaji dhe ekstrakti i tij nxisin gjumin e qetë dhe zvogëlojnë simptomat e ankthit dhe depresionit.

Boronicat shoqërohen me një numër përfitimesh shëndetësore, përfshirë humorin. Ato janë të pasura me antioksidantë flavonoide që kanë efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe neuro-mbrojtëse.

Qiqrat janë të pasura me vitamina dhe minerale që luftojnë stresin, duke përfshirë magnez, kalium, vitamina B, zink, selen, mangan dhe bakër. Qiqrat janë gjithashtu të pasura me L-triptofan, për të cilat trupi ka nevojë për të prodhuar neurotransmetues që rregullojnë humorin.

Majdanozi është një barishte ushqyese e mbushur me antioksidantë - përbërje që neutralizojnë molekulat e paqëndrueshme të quajtura radikale të lira dhe mbrojnë nga stresi. Majdanozi është veçanërisht i pasur me karotenoide, flavonoide dhe vajra të paqëndrueshëm, të cilat këto kanë veti të fuqishme antioksiduese.

Patatet e ëmbla mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të hormonit të stresit kortizolit. Ato gjithashtu janë të pasura me lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për reagimin ndaj stresit, të tilla si vitamina C dhe kaliumi.

Shtuar më 17/01/2021, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori