Fanella dhe topi "made in Barcelona" kushtojnë 280 mijë euro
Me 210 mijë euro mund të blesh një apartament ose makinë. Por kur bëhet fjalë për fanellën e skuadrës kampione të Europës, Barcelonës, ia vlen të shpenzosh shifra të tilla.

Gjatë eventit “Fondacioni kinez për personat me aftësi të kufizuar”, është mbajtur një ankand bamirësie ku presidenti i klubit katalanas, Sandro Rosell, paraqiti disa objekte “Made in Barcelona”.

Mes këtyre objekteve edhe një fanellë blaugrana e firmosur nga të gjithë futbollistët që është blerë nga një biznesmen me shifrën 210 mijë euro.

Përveç fanellës, u shit edhe një top i firmosur për shifrën e 70 mijë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2011, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori