Ronaldo do të heq qafe edhe të vetmen të keqe që ka
Cristiano Ronaldo
Kohë më parë Luiz Felipe Scolari deklaroi se gjëja e keqe e vetme në jetën e Ronaldos është Lionel Messi dhe nëse argjentinasi nuk do të ishte, atëherë Ronaldo për shumë vite me radhë do të ishte më i miri në botë.

Pas kësaj deklarate, tashmë sytë janë kthyer nga familja e Ronaldos, e cila sipas gojëdhënave në Portugali, synon t'a çojë në gjykatë çështjen e ditëlindjes së birit të tyre, Cristiano Ronaldo.

Sipas mediave portugeze, familja e Ronaldos do të kërkojë ndryshimin e ditëlindjes së Ronaldos nga 5 shkurt 1985, në 5 shkurt 1995 me arsyetimin se punonjësi i gjendjes civile e kishte shënuar gabimisht numrin "8" në vend të "9". Sipas mitologjisë së fisit Cristi nga Portugali, të cili i përket vet Ronaldo, njeriu plaket sipas datës së lindjes të regjistruar në gjendje civile, kështuqë ky ndryshim do i zgjaste karrierën futbollistike Ronaldos edhe pasi Messi të jetë larguar nga futbolli.

"Llafet e Dynjasë" ka arritur të mësojë se edhe Real Madridi ka shprehur mbështetjen për iniciativën e familjes së Ronaldos, pasi ky ndryshim do i mundësonte futbollistit të tyre të superpaguar, të bëhej më i miri në botë dhe të fitonte edhe Topin e Artë, pasi Messi të ishte plakur dhe kështu do të eliminohej edhe e keqja e vetme që ka Ronaldo, të jetuarit në të njëjtën kohë me Messin, gjë të cilin e zbuloi kohë më parë trajneri i njohur Scolari. /albeu.com/

SHËNIM: Lajmet në "Llafet e Dynjasë" nuk janë të vërteta. Ato janë trajtime përqeshëse të fenomeneve dhe ngjarjeve të zakonshme.
Shtuar më 08/01/2013, ora 12:37
Tage: ronaldo messi
sabri dusha koplik
e Mërkurë 9 Janar 2013, Ora 14:24
flitet se nje kompani e huaj por me bindje te majta ka vendosur qe ne vendin e malit te velecikut ta zhvendos disa km per te krijuar hapsir te bollshme per ndertimin e nje liqeni artificial per te arritur qe te sigurojne ujin e pishem dhe per vaditje te gjithe banorve te zones biles edhe atyre jashte kufijve por ketu ndodhe cudia sepse banoret e zones per rreth damtohen pasi matrialet inerte ju zene arat e mbjella me drithra ndaj ata kane protestuar dhunshem prane autoriteteve si rezultat pati te plagosur me shume se me 21 Janar dhe shume te ndaluar nga autoritetet tani gjendja ne aparenc duket disi me e qete por kazani po zien ne te dy krahet investimi do te kryhet nga nje firme e huaj ne bashkpunim me drejtorin e arsimit z ardian lulu e me z asim burga drejtori i urbanistikes pasi kan fituar lek duke shitur librat e shkollave ne perputhje me udhzimet e ministrit Pritet cdo moment shperthimi i drejtorave se jan trima se njerin para nje muaji e kane puthur pak fort
istogu
e Dielë 13 Janar 2013, Ora 04:25
po sikur ti kishte gjyshja vezet do e thirrnim BABAGJYSHOKKKKKKKKKKKKKKK
Anxhela Krosi
e Shtunë 9 Shkurt 2013, Ora 20:56
Edhe me Messin perpara ai vazhdon te jete Legjende..:0
shkurta789 gashi
e Premte 1 Mars 2013, Ora 18:53
HAHA vollaa hiq mos te brengosett se se shpejtii do te behet me i miri ne bott Cr.Ronaldo <3
shkurta789 gashi
e Premte 1 Mars 2013, Ora 18:55
HAHA vollaa hiq mos te brengosett se se shpejtii do te behet me i miri ne bott Cr.Ronaldo <3
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve?
50 %
49.99 %
Total 11123 Vota!