Presidenti amerikan Barak
Obama përgëzoi femrat
atlete nga vendet
myslimane, të cilat bënë debutimin e tyre në Olimpiadën e Londrës.
Ai bëri këto komente në një darkë që shtroi në Shtëpinë e Bardhë për të festuar muajin e shenjtë islam të Ramazanit.
"Për herë të parë në historinë olimpike, çdo ekip tani përfshin një
atlete femër, një nga arsyet që tani çdo ekip nga shtetet me shumicë
myslimane përfshin edhe një femër gjithashtu", tha
Obama.
"Kjo duhet duartrokitur", tha presidenti derisa, audienca nisi duartrokitjen.
Arabia Saudite, Katari, Brunei dërguan për herë të parë në këtë vit edhe
atlete femra në Lojërat Olimpike. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012,
ora 13:41