Ekipi
amerikan i volejbollit për meshkuj po shfaqet në një formë të mirë në Lojrat Olimpike të Londrës. Deri tani ai ka arritur tre fitore dhe shihet si një prej ekipeve të forta pjesmarrëse në kët
sport.
Në ekipin
amerikan luan edhe
Donald Suxho, lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e lindjes Korçë.
Mbas ardhjes familjarisht në
Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar
amerikan që në vitin 2001.
Gjatë një interviste për VOA,
Suxho tha se fillimet e karrierës së tij si sportist i pati në Shqipëri, ndërsa mundësitë për të vazhduar më tej këtë
sport iu dhanë në SHBA.
Që nga viti 2001 volejbollisti shiptaro-
amerikan është organizator i ekipit kombëtar
amerikan dhe një prej emrave kryesorë të tij.
Suxho tha se edhe Shqipëria ka patur një periudhë shumë të mirë të volejbollit, por duhet bërë më shumë në drejtim të përgatitjes së ekipeve të të rinjëve, për të arritur rezultate të larta.
Për volejbollistin
Donald Suxho, familja e tij, prindërit, bashkëshorja, vëllai dhe i biri janë elementët bazë që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij sportive në
Shtetet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2012,
ora 09:15