Ylli brazilian
Neymar nuk kënaqet me arritjen në
finale, duke kërkuar me çdo kusht
medaljen e artë në Londër 2012. Pas fitores së pastër 3-0 ndaj Koresë së Jugut në gjysmë
finale,
Brazili U-23 ka treguar një formë të shkëlqyer dhe talenti i Santosit ka besim se kjo skuadër mund të arrijë edhe më lart.
"Po fitojmë shumë eksperiencë. Edhe pse jemi të rinj, kemi luajtur për një kohë të gjatë bashkë”, shprehet sulmuesi.
Në vijim,
Neymar pohon se skuadra është gati për finalen e madhe.
"Jemi të përgatitur dhe gati për ndeshjen ndaj Meksikës. Me dëshirën e Zotit,
Brazili duhet dhe do ta fitojë
medaljen e artë", përfundon braziliani.
Ndeshja
finale e futbollit për meshkuj në Londër 2012 do të luhet të shtunën në "Wembley". /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2012,
ora 09:11