Xhamajkanët me rekord fitojnë në 4x100 metra
Pëlqej
Usain Bolt
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Xhamajkanë, në garën e sontme në stafetën 4x100 metra kanë treguar se praktikisht në shtigjet e shkurtëra në atletikë janë të pakonkurencë.

Të prirë nga i pamposhturi Usain Bolt (në fakt ai vrapoi i fundit në stafetën e Xhamajkës), ata sot kanë thyer rekordin botërorë në këtë disiplinë, madje duke vrapuar për 20 të qindtat e sekondës më shpejtë se rekordi paraprak.

Xhamajkanët në përbërje Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Usain Bolt sot me rekord të ri botëror dhe olimpik (36,84 ) mposhtën stafetën amerikane, e cila poashtu ishte shumë e mirë dhe garën e përmbylli me kohën e rekordit botëror paraprak (37, 04) dhe stafetën nga Trinidad dhe Tobako, që fitoi të bronztën me kohën 38,12.
Shtuar më 11/08/2012, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori