Arrestohen dy persona gjatë ndeshjes midis KF Shkëndia dhe KF Vardar
Dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë me rrahje gjatë ndeshjes së djeshme të futbollit midis ekipeve të KF Vardar dhe KF Shkëndia në Arenën Filipi i Dytë në Shkup.

Dje MPB njoftoi se në orën 15:00 B.M. (18) dhe K.H. (19) në Arenën Filipi i Dytë janë goditur midis tyre në pjesën e fytyrës dhe trupit.

Personat janë shoqëruar në polici dhe u janë bërë procesverbale për shkelje të konstatuar sipas nenit 3 paragrafi 1/7 të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të pahijshme në ndeshje sportive dhe u janë dhënë gjoba. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori