BDI prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale 2013
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mbrëmë në Gostivar, Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Konventën qendrore për zgjedhjet lokale 2013.

Me moton "Bashkë ndërtojmë", BDi ka prezantuar të gjithë kandidatët për kryetarë komune dhe listat e këshilltarëve komunalë.

Shefi i shtabit zgjedhore Abdylaqim Ademi ka siguruar qytetarët se komunat do të jenë vend ku do të debatohen do të hartohen dhe realizohen projektet për të përmirësuar kushtet e qytetarëve për një jetë më të mirë dhe më cilësore.

Para të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si dhe komunitetet më të vogla t'i bashkangjiten shtëpisë më të ngrohtë të Bashkimit Demokratik për Integrim sepse ata mendojnë edhe për më të vegjëlit

BDI në këto zgjedhje garon në 37 komuna, me 22 kandidatë për kryetarë komunash dhe 37 lista për këshilltarë me rreth 700 kandidatë.

Krahas këtij tubimi BDI do të mbajë edhe 25 tubime të tjera promovuese dhe takime në çdo vendbanim. Sipas shefit të shtabit zgjedhore Abdylaqim Ademi konventa përmbyllese do të zhvillohet më 22 mars në qendër të Tetovës.
Shtuar më 04/03/2013, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player