E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
Biletat dalin në tregun e zi, reagon Federata e Futbollit të Maqedonisë
Federata e Futbollit e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka njoftuar se janë shitur të gjithë biletat për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet me 26 mars në Shkup.

Mirëpo shumë pak orë më pas, biletat për këtë ndeshje kanë përfunduar në uebsajtin e njohur kosovar, merrjep.

FFM paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.


Njoftimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur.

Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë.

Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi.

“Kujtojuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër. Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi’.

Shtuar më 06/03/2020, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori