Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
Pëlqej
Vitin e kaluar ishte lufta në mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, kurse këtë vit McGregor u përball me rusin Khabib.

Si çdo luftë tjetër, edhe kjo kishte për qëllim të ishte diçka mahnitëse, dramatike, diçka që do të mbahej në mend për shumë vjet.

Por jo gjithçka shkoi mirë. Pas luftës në ring, Khabib u përlesh me ekipin e McGregor, duke shkaktuar një tollovi të madhe jashtë ringut.

Dhe teoria më e fundit që po qarkullon në rrjete sociale nga fansat e këtij sporti, është se McGregor i kërkoi falje Khabibit për atë që e tha para ndeshjes.

Në fund të rundit të tretë, McGregor mund të dëgjohet duke i thënë Khabibit ‘është thjeshtë biznes’, pasi referi detyroi luftëtarin rus ta lëshojë atë.

Madje, disa fansa thonë se McGregor “u lut për mëshirë”.
Shtuar më 15/10/2018, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori