Derbi tetovar mbyllet me paqe, Shkëndija dhe Renova nuk shkojnë më shumë se 1-1
Pëlqej
Kupën e Maqedonisë shijoi sot derbin e Tetovës, mes Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës së Xhepçishtit. Ndeshja tetovare përfunbdoi në barazim 1-1.

Në sfidën e parë gjysmëfinale, kanë qenë bardheblutë e Renovës, ata që kanë kaluar të parët në avantazh, ndërsa Shkëndija u kundërpërgjigj me anë të golit të shënuar nga sulmuesi Izair Emini.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, ndërsa skuadra finalist pritet të përcaktohet vetëm pasi të luhet ndeshja e kthimit. Shkëndija është shumë pranë titullit kampion, ku kryeson kampionatin me 16 pikë diferencë nga Vardari ndjekës dhe dëshiron të triumfojë tashmë edhe në Kupë./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori