Ernest Gjoka te Shkëndija e Tetovës, pritet zyrtarizimi
Pas më tepër se një muaji nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Erhan Selimi, drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës duket se kanë vendosur t’i besojnë pankinën trajnerit shqiptar Ernest Gjoka, i cili pritet të zyrtarizohet në orët në vijim te kuqezinjtë.

Këta të fundit, pas dy titujve kampionë radhazi e nisën shumë keq kampionatin dhe në fillim të muajit shtator morën vendimin të shkarkojnë trajnerin Qatip Osmani, ndërsa gjatë kësaj kohe ekipi u drejtua nga Erhan Selimi.

Me këtë të fundit Shkëndija dha shenja ringjalljeje, duke fituar 3 ndeshje radhazi në kampionat, por rezultatet negative u rikthyen sërish dhe drejtuesit tashmë vendosën t’ia besojnë drejtimin ish-trajnerit të Kukësit.

Momentalisht skuadra tetovare renditet në vendin e 6-të me 11 pikë të grumbulluara në 9 javët e para dhe plot 9 pikë më pak se Vardari që kryeson Superligën në Maqedoninë Veriore.

Megjithatë kampionati është i gjatë dhe ka shumë javë në dispozicion, ndaj synimi i kuqezinjve mbetet sërish titulli kampion.
Shtuar më 08/10/2019, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori