FIFA vendos: Maqedoni-Shqipëri nuk do luhet në Shkup
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar lajmin që ka qarkulluar sot në media se ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Shkup, por në Strumicë.

Sipas FSHF-së, ky vendim është marrë nga UEFA me qëllimin kryesor ruajtjen e sigurisë së tifozëve, pavarësisht se stadiumi “Mlladost” nuk i plotëson të gjithë kushtet e nevojshme për të pritur një ndeshje ndërkombëtare të këtij niveli.

Njoftimi i plotë i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të bëjë me dije edhe opinionin publik në lidhje me problemin e vendit të zhvillimitndeshjes zyrtare eliminatore, për Botërorin “Rusi 2018”. FSHF ka ndjekur me shumë prioritet edhe çështjen e vend-zhvillimitndeshjes zyrtare eliminatore në Maqedoni në shtator, duke realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëhershme zyrtare me UEFA-n.

Nisur nga specifika e ndeshjes, por edhe nga praktika e zakonshme për informacionin e duhur disa muaj para, për vendin e zhvillimitndeshjes, FSHF i është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimitndeshjes.

Përpos kësaj, nisur edhe nga rrethanat e një ndeshje delikate UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicës, një impiant që nuk përputhet aspak për standardet ndërkombëtare të zhvillimitndeshjes eliminatore zyrtare.

Në konfirmimin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eliminatore e shtatorit MAQEDONI-SHQIPËRI të luhet në stadiumin e Strumicës, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurt në Strumicë, se sa në Shkup, në stadiumin ‘Filipi i 2-të’.

Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse.

FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standardet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës, dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje.” /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori