Galatasaray hap shkollë futbolli në Gostivar
Klubi i mirënjohur futbollistik Galatasaray nga Stambolli i Turqisë, do të hapë shkollë futbolli në qytetin e Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe këshilltari komunal dhe përgjegjësi i sportit në komunën tonë, Argjent Beqiri, qëndruan në Stamboll ku nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin me gjigantin turk.

Kontratën nga ana e komunës e nënshkroi, këshilltari dhe ish futbollisti legjendar nga Gostivari, Argjend Beqiri, kurse nga ana e klubit Galatasaray, drejtori i shkollës së futbollit, Selim Durmaz.

“Kjo është një arritje e madhe për sportin dhe për futbollin në Gostivar. Shkolla do ta mbaje emrin: Shkolla e futbollit te Galatasaray-it ne Maqedoni – Gostivar. Në këtë shkollë do të mund të regjistrohen të gjithë të rinjtë të cilët mendojnë se kanë talent për futboll dhe ata do të trajnohen në disiplina profesionale",-tha Beqiri.

Galatasaray, ka hapur deri tani mbi 100 shkolla, nga të cilat 53 në Stamboll, 44 në qytete të tjera brenda Turqisë dhe 6 në shtete tjera siç janë Kosova, SHBA, Holanda, Azerbajxhani dhe Australia. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori