Gostivar, luhet derbi shqiptar Shkëndija-Euromilk
Pëlqej
Futbollistët e Gostivarit në javën e 10-të të ligës së futbollit të Maqedonisë në futboll e presin Renovën, në një ndeshje që konsiderohet si derbi i rajonit të Pollogut, në të cilin takim fitorja është alternativë e vetme.

"Me gjithë respektim që kam për Renovën, tek të cilët kam kaluar tre vite shumë të mira, ku kam fituar edhe kupë, mendoj se nuk kemi rrugëdalje tjetër përveç fitores. Do të jetë një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh kualitetin që ka Renova, por nëse ne bëjmë punën tonë ashtu sic duhet, atëherë shpresojmë në fitore", deklaroi Bilal Velija, futbollisti standart i këtij ekipi, i cili shtoi se kundër Renovës do të luajnë me formacionin më të mirë.

Në anën tjetër, në radhët e bardhekaltërve nga Xhepcishti theksojnë se në Gostivar udhëtojnë për tre pikë. "Ne e dimë se në çfarë situate gjendet Gostivari, e kuptojmë gjendjen e tyre, por në fund të fundit neve kjo nuk na intereson. Të them të drejtën Renova për momentin po luan futbollin më të mirë në Maqedoni, përkundër rezultateve që kemi. Ne shkojmë për të luajtur dhe fituar tre pikë", pohoi mbrojtësi i xhepçishtasve Agron Memedi.

Shkëndija në stadiumin e qytetit në Tetovë do të pres Euromilkun, në një ndeshje ku konsiderohet favorite. Kuqezinjtë janë në formë të mirë dhe padyshim që në këtë takim pritet të arkëtojnë pikët e plota që do të ndihmonin drejt ngjitjes në pjesën e epërme të renditjes tabelore.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të luhen të dielën me fillim prej orës 15:00. (Lajm) /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori