Hoti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e minishengenit ballkanik
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se do të marrë pjesë në takimin e radhës së liderëve ballkanik për të ashtuquajturin Mini-Schengen.

Ai i është kundërpërgjigjur reagimeve të shumta kundër vendimit për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, ndërkohë që nuk ka komentuar deklarimet e Donald Trump, se ai bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç janë ‘përqafur dhe puthur’ gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ppas një vizite që Hoti bëri pranë Komisionit RregullativProkurimit Publik, ka thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky vendim, pasi puna e këtij njësiti do të vazhdojë e paprekur, përfshirë edhe hetimet që kanë pasur.

Hoti ka folur edhe për takimin e nesërm në Bruksel ku tha se do të bisedojnë mbi dëmet financiare shkaktuar Kosovës nga Serbia.



Shtuar më 28/10/2020, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori