I preu kokën gjyshes dhe e mori me vete në aeroport, Zvicra merr vendimin për shqiptarin
Një ngjarje e rëndë që tronditi Zvicrën në vitin 2018 ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut vrau
gjyshen e tij dhe më pas i
preu kokën me thikë rikthehet sërish në vëmendjen e mediave.
Mësohet se
Fatmir T. është arrestuar në aeroportin e “Zurich”, pasi autoritetet i kanë gjetur në një çantë
kokën e një gruaje të mbështjellë me peshqir mëndafshi brenda një qese plastike, që rezultoi të ishte gjyshja e tij, Miradije T. 74-vjeçe.
Krimi horror ndodhi në banesën e familjes së tij në
Frauenfeld të Zvicrës, ku pasi kishte mbytur
gjyshen i riu kishte marrë një thikë për t’i prerë më pas
kokën.
Fatmir T. duhet të përgjigjet për vrasje të qëllimshme dhe vepra të tjera, ndërsa ndodhet përpara gjykatës së rrethit në
Frauenfeld, nga ana tjetër sipas raportit mjeko-psikiatrik, 21-vjeçari e ka kryer krimin e rëndë, pasi vuan nga një sëmundje.
Zyra e prokurorit publik të Thurgau në Zvicër kërkon që të urdhërohet një masë spitalore dhe i riu të dëbohet nga vendi për 15 vite.
Sipas mediave të huaja, nipi nuk kishte dyshime për atë që bëri, pasi u la, u parfumos dhe më pas la një letër përgjegjësie në kuzhinë. Më pas, mori
kokën e gjyshes në bagazh, dhe udhëtoi me tren për në aeroport përmes stacionit të trenit
Frauenfeld.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 11:57