Incidente në futbollin maqedonas, “Komiti” mbetet pa dorë (VIDEO)
Pëlqej
Kampionati i 23-të i Maqedonisë në futboll ka nisur me incidente. Një tifoz i skuadrës së Vardarit, anëtar i grupit "Komiti" ka humbur dorën kur policia kishte hedhur një shok bombë, ndërsa disa të tjetë kanë marë lëndime të rënda. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm pak para fundit të ndeshjes në stadiumin "Tumbe Kafe" në Manastir, Pelisteri dhe Vardari (0-1).

Tifozët që janë plagosur më rëndë janë transportuar për në Klinikat e Shkupit.

Mediat lokale në Manastir gjithashtu raportojnë se pas ndeshjes ka pasur incidente edhe në parkun e qytetit, pastaj në stacionin e autobusëve në Manastir. Megjithatë policia ka arritur të vëjë nën kontroll situatën.
/albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori