Izair Emini gati për rikthimin tek Shkëndija
Pëlqej
Izair Emini është gati për të mbajtur sërish veshur fanellën e skuadrës së vendilindjes së tij Shkëndijës, dicka që 31-vjecari e dëshironte me cdo kusht. Ai pret padurimin debutimin i cili mund të vijë këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Pobedas.

Në një sezon e gjysmë me Kukësin, Emini fitoi gjithcka që mund të fitohet në Shqipëri ndërsa shënoi 20 gola në të gjithë kompeticionet me skuadrën verilindore. Por objektivi i rradhës për sulmuesin është të fitojë një tjetër titull kampion me Shkëndijën. Sëbashku me Hasanin, Cuculin dhe trajnerin Qatip Osmani, Emini ishte një nga protagonistët e titullit të vetëm kampion të fituar nga Shkëndija në Maqedoni në sezonin 2010-2011. 31-vjecari beson se ky është viti i duhur që kuqezinjtë të fitojnë sërish kampionatin.

Ndaj Pobedës këtë të Dielë, Emini shpreson të debutojë dhe pse të shënojë, për të kënaqur publikun tetovar. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori