Ka një dorë, historia e pabesueshme e yllit të MMA
Ylli me një dorë i MMA-së, Nick Newell, insiston se kontrata e tij me serinë Bellator nuk do të thotë asgjë përderisa ai nuk fiton brenda në kafaz.

Newell 33-vjeçar së fundi ka firmosur marrëveshje për një meç me Bellatorin dhe do të ndeshet me Corey Browningun më 24 gusht, raporton “The Sun”.

Por amerikani që garon në peshën e lehtë dhe mban nofkën “Famëkeqi”, insiston se nuk është i lumtur thjesht që të marrë pjesë, shkruan Koha.

Dhe ai thotë se çdo gjë tjetër pos fitores ndaj Browningut në “Webster Bank Arena” në Connecticut do të ishte e papranueshme.

Newell në MMA ka bilanc prej 15 fitoreve e dy humbjeve.

“Unë nuk jam thjesht aty për t'u paraqitur. Nuk mjafton për mua vetëm të jem pjesë e diçkaje. Unë vlerësoj çdo gjë që po bën Bellatori për mua, por unë nuk e kam ndërmend thjesht të magjepsem pse kam firmosur me Bellatorin dhe të shkatërrohem brenda në kafaz. Për mua kjo nuk ka fare peshë, në rast se në fund nuk më ngrenë dorën si fitues. Unë nuk kam arritur asgjë. Vetëm që ke firmosur nuk do të thotë se je gjë e madhe apo se je mjaftueshëm i mirë. Unë nuk kënaqem me kaq. Unë duhet të shënoj fitore. Kur fitoj, atëherë do të jem i lumtur. Do të jem më pas i entuziazmuar për të ardhmen. Ndiej se duhet të meritoj këtë”, ka deklaruar Newell për “TMZ Sports".
Shtuar më 06/08/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori