Kallëzohet penalisht ish-kryetarit të FFM-së, dyshohet se shpërdori 2.4 milion euro
Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar kallëzim penal kundër 11 personave fizik dhe 14 juridik për shpërdorim të 2.4 milionë eurove në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Prej personave që bëjnë pjesë në këtë listë, është dhe ish-kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Personat fizik dhe kompanitë dyshohen për shoqërim kriminal, pastrim parash, keqpërdorim të detyrës, punë të papërgjegjshme, mashtrim, falsifikim ose shkatërrim të librave afarist, bashkëpunim.

Sipas informacioneve të Drejtorisë së Policisë Financiare, me fatura fiktive për shitje të supozuar të mallrave dhe shërbimeve FFM, personat juridikë përfituan pasuri të paligjshme.
Shtuar më 28/07/2020, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori