Kombëtarja shqiptare zbarkon në Shkup nën masa të rrepta sigurie
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 18:40 në hotelin ku do të akomodohet sot në qytetin e Shkupit.

Kuqezinjtë e kanë bërë këtë rrugëtim të gjatë pa probleme, por edhe pa u ndalur, edhe pse kanë kaluar nëpër të gjitha trevat shqiptare.

Të shoqëruar nga policia maqedonase, por edhe trupa të forcave të sigurisë private të kontraktuar nga FSHF, kuqezinjtë kanë mbërritur në Shkup pa asnjë lloj incidenti, ndërsa do të lënë nesër në mëngjes kryeqytetin maqedonas për të udhëtuar drejt Strumicës ku luajnë ndeshjen e radhës. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori