Maqedoni-Kosovë, biletat do të blihen me letërnjoftim
Një ditë pasi që Federata Futbollistike e Maqedonisë shpalosi çmimin e bletave për sfidën Maqedoni-Kosovë, mësohet se nuk do të ketë shitje onlajn të biletave.

Tribuna e Perëndimit të stadiumit “Toshe Proeski” do të jetë e “rezervuar” për tifo grupet e Maqedonisë, ndërsa në anën e kundërt, atë të Lindjes, do të vendoset tifo grupet nga Kosova.

Ndërkohë për arsye të sigurie, biletat për pjesën jugore dhe atë të veriut, nuk do të shiten onlajnë, por në pikat e caktuara shitëse, ku gjatë blerjes do të duhet të tregohet dokumentet e identifikimi.

Kjo do të vlejë edhe për tifozët nga Kosova, të cilët do të marrin biletat përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila do të dërgojë listën për secilin tifoz, që ka blerë biletën për këtë ndeshje.

Mediat në Kosovë shkruajnë se numri i tifozëve nga Kosova do të jetë rreth 4 mijë, të cilët në stadium do të ketën sigurim shtesë. Ndryshe biletat për tribunat në veri dhe në jug do të kushtojnë nga 300 e deri më 400 denarë.

Sfida Maqedoni-Kosovë, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në orën 20.45.
Shtuar më 15/02/2020, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori