Më e bukura në Kuvend, kush është deputetja që punon vullnetarisht si gjinekologe
Meral Uzeiri Ferati është cilësuar si deputetja më e bukur në Maqedoninë e Veriut.

Ajo është prej 10 vitesh pjesë e Kuvendit, ku përfaqëson Partinë Demokratike Shqiptare

Edhe pse është e angazhuar në politikë, Meral nuk e ka harruar profesionin e saj, gjinekologjinë.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’, ajo tregoi se ushtron profesionin si gjinekologe vullnetarisht në maternitetin e Maqedonisë së Veriut.

“Ligjërisht ne kemi të drejtë 10 orë në javë. Unë nuk jam në mundësi që ta respektoj atë, por shkoj kryesisht kur më thërrasin. Punoj si vullnetare se me ligj nuk kemi të drejtë të marrim kompensime, të bëjmë një veprimtari tjetër në momentin që jemi angazhuar në politikë. Vulletarisht e bëj sepse e dua shumë. Por edhe më kërkojnë anëtarë të familjes, shoqëria, pacientë.

Gjatë gjithë studimit tim kur studioja mjekësi, kam menduar se do të bëhem pediatre. E kisha qejf shumë pediatrinë. U punësova në vaksinim. E pashë që ajo punë nuk korrespondonte me karakterin tim. Unë nuk e dija se vetë isha më tepër temperamente.

tepër rrija në sallën e lindjes dhe operacionit, sesa tek bokset aty ku rrinë të porsalindurit. Aty e pashë që ai temperamenti im më tepër i përshtatej gjinekologjisë dhe pastaj zgjova që dua të bëhem gjinekologe”, u shpreh deputetja.
Shtuar më 26/10/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori