Mediat maqedonase: Shqiptarët e "mbajnë shpirtin" me sanduiç
Pëlqej
Mediat maqedonase kanë filluar të thumbojnë Kombëtaren e Shqipërisë akoma pa filluar sfida.

Portali “ekipa.mk” që ditën e djeshme ka publikuar lajmin e udhëtimit të Shqipërisë drejt Shkupit dhe e ka shoqëruar me përshkrimin: “Shqiptarët kanë bërë ndalesë në një ‘fast food’ për të ngrënë sanduiçë”. Në fakt lojtarët dhe stafi ndaluan për të pirë ndonjë kafe gjatë rrugës, por ishin ulur në një ‘fast food”.

Kaq mjafoi që mediat menjëherë të thumbonin kuqezinjtë, të cilët ditën e djeshme mbërritën në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori