Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në ¼ e Kupës
Shkëndija do të ketë përballë Rabotnickin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ky ishte verdikti i dhënë nga shorti i hedhur sot në ambientet e Federatës për përcaktimin e katër çifteve çerekfinaliste.

Ndeshja e parë në Tetovë është caktuar të luhet më 4 dhjetor, ndërsa revanshi, në Shkup, duhet të zhvillohet më 4 mars të vitit 2020.

Shkëndija arriti në fazën e 1/4 të Kupës pasi eliminoi në fazën e parë Gostivarin me fitoren 4-1, ndërsa në 1/8 e finales kuqezinjtë ishin më të suksesshëm se Vardari, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 3-2 (barazim 2-2 në Shkup dhe fitore 1-0 në Tetovë).

Ndërkohë, Rabotnicki në 1/16 fitoi si mysafir 4-0 Vëllazërimin e Kërçovës, ndërsa në 1/8 eliminoi Pelisterin e Manastritit (barazim 1-1 në Manastir dhe fitore 4-0 në Shkup).
Shtuar më 01/11/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori