E FUNDIT/ Kushtetuesja i jep të drejtë presidentit
Ndahet Serie A, disa ekipe duan anulimin e sezonit
Vendimi i Belgjikës, për të anuluar sezonin, ka bërë jehon të madhe në Evropë.

Tashmë një gjë të tillë kanë nisur ta mendojnë edhe ligat tjera, derisa UEFA urgjentisht ka kërkuar “ndalimi i garave duhet të jetë zgjidhja e fundit atëherë kur të kemi mësuar se asnjë alternative e kalendarit nuk do të lejonte të përfundonte sezonin”.

Sido që të jetë, tashmë në Serie A, në Itali, vendin më të prekur nga COVID-19, po diskutohet një gjë e tillë.

Sipas mediave, disa ekipe e duan anulimin e sezonit dhe ndoshta edhe shpalljen e kampionit, Juven në këtë rast si lider, ashtu si bëri Belgjika me Clube Brugge – por disa ekipe duan të vazhdojnë.

Ekipet që duan të mbyllet këtu sezoni janë; Torino, Udinese, Sampdoria, Genoa, Spal dhe Brescia – derisa Juventus, Lazio, Roma, Nápoli, Verona, Parma, Sassuolo dhe duan të rinisin garat, kurse Inter, Atalanta, Milan, Bolonia, Cagliari dhe Fiorentina, nuk pozicionohen në asnjërën anë.

Itali parashikohet që sezoni të nisë në maj, por pandemia e koronavirusit mund të mos lejojë diçka të tillë.
Shtuar më 03/04/2020, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori