Nderim Nexhipi rikthehet te Shkëndija
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tashmë është zyrtare. Nderim Nexhipi rikthehet te Shkëndija e Tetovës. Nga fanella kuqezi e Flamurtarit ku kaloi gjysmën e parë të sezonit te fanella kuqezi e skuadrës Tetovare, për ish kapitenin e Partizanit që u prezantua pasi firmosi një kontratë 18 mujore me klubin.

Mesfushori 31-vjecar është mjaft optimist për aventurën e tij të re në prononcimin për kanalin zyrtar të Shkëndijës, ndërsa shpreson që kjo eksperiencë të jetë e treta e vërteta për të në Tetovë me fitimin e Kupës dhe kampionatit.

"Është hera e tretë që po kthehem këtu. Do të thoja e treta e vërteta, sepse dy herët paraprake kam qëndruar shumë pak dhe tani me këtë rrikthim timin shpresoj që do të ndihmoj shumë ekipin që të arrijë objektivat që ka. Normal çdo herë është kënaqësi që kthehem këtu në këtë mjedis, sepse do të luaj përsëri për Shkëndijën dhe do të jem sërisht me ‘Ballistët’. Do të jetë një kënaqësi e vërtetë dhe unë do të jap maksimumin për ekipin dhe do të kontribuoj maksimalisht të fitojmë atë për çka kemi ardhur, të marrim edhe kampionatin edhe Kupën", u shpreh Nexhipi.

Por nuk është Nexhipi përforcimi i vetëm i Shkëndijës, pasi me skuadrën u prezantuan dhe mesfushori Stevan Vujcic, që vjen nga Rabotnicki i Shkupit, mbrojtësi i majtë Adem Merajlic, pjesë e përfaqësueses së 21-vjecarëve të Bosnje Hercegovinës, si dhe portieri Kostandin Zahov, 28-vjecar që vjen nga rradhët e Bregallnicës.

4 përforcime për një 2016 të mbarë, me Shkëndijën që synon fronin e futbollit maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2016, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori